Rektori Hajrizi pritet në takim nga zv.kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri

28/07/2020

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është pritur në takim  nga  zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, të cilët bashkërisht kanë biseduar për rolin e akademisë, konkretisht për kontributin që UBT ka dhënë si institucion në fuqizimin e emrit të shtetit tonë në nivelet më të larta të edukimit, shkencës dhe inovacionit.

 

Bashkërisht ata kanë folur për një sërë çështjesh të karakterit bilateral të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit të lartë, ku u theksua nevoja për mbështetjen institucionale për inovatorët e ardhshëm.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi i ka dëshiruar suksese në punën institucionale zv.kryeministrit Tahiri, i cili njëherësh është edhe profesor në UBT.

 

Rektori Hajrizi tha se ndjehet i kënaqur që një profesor i UBT-së po jep kontributin e tij profesional, kontribut që është jashtëzakonisht i rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës.