Rektori Hajrizi, pjesëmarrës në konferencën “Universities as Drivers of European Innovation Ecosystems”

11/11/2019

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në konferencën “Universities as Drivers of European Innovation Ecosystems”, që është mbajtur në Bruksel të Belgjikës.

 

Konferenca është organizuar nga European University Association  dhe Komisioni Evropian, ku janë bërë bashkë udhëheqës institucionesh arsimore nga mbarë Evropa, për të diskutuar në lidhje me rolin e universiteteve dhe kontributin e dhënë për zhvillimin e ekosistemeve inovativ.

 

Ndër tjerash, rektori Hajrizi ka zhvilluar takime me presidentin e European University Association (EUA), Michael Murphy, me presidentin e European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR), Karl Dittrich, si dhe me shumë personalitete tjera, me të cilët kanë shkëmbyer praktika të mira dhe është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

 

Gjatë takimeve është vlerësuar jashtëzakonisht shumë roli dhe ndikimi i UBT-së në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.