Rektori Hajrizi ngushëllon familjarët e bashkëatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin në Kroaci

26/07/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ka ngushëlluar familjarët që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin që ndodhi në Kroaci, në autostradën Slavonski Brod.

 

“Me trishtim të thellë morëm lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të disa prej bashkëatdhetarëve tanë që kishin marrë rrugën drejt vendlindjes së tyre – Kosovës”, tha fillimisht rektori Hajrizi.

 

Rektori Hajrizi ka thënë se me mendje janë tek familjet e bashkëatdhetarëve, duke u lutur që të aksidentuarit e tjerë të kenë pësuar më pak lëndime.

 

“Me mendje jemi pranë familjarëve të bashkëatdhetarëve që pësuan këtë aksident të rëndë. Lutemi që të aksidentuarit e tjerë të kenë pësuar lëndime të lehta dhe të kalojnë sa më shpejt këtë situatë tragjike që ka prekur zemrat e gjithësecilit”, ka thënë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.