Rektori Hajrizi merr pjesë në konferencën e rektorëve “Akreditimi dhe cilësia në arsimin e lartë“

19/12/2019

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në Konferencën e parë të rektorëve të universiteteve publike dhe private në Kosovë, me temë diskutimi: “Akreditimi dhe cilësia në arsimin e lartë“, që u mbajt në Pejë.

 

Udhëheqësit e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë që morën pjesë në konferencë, njëherësh edhe rektori Hajrizi, bashkërisht diskutuan për sfidat në procesin e akreditimin, standardet e reja të akreditimit institucional dhe për politikat e KSHC-së.

 

Gjatë kësaj konference u kërkua nga ministri i ardhëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të analizojë situatën e krijuar në këto institucione dhe jo të nxjerrë reforma që nuk janë adekuate, e që dëmtojnë këto universitete.

 

Rektorët dhe të pranishmit në fund u pajtuan që të organizohen më shpesh takime të tilla, pasi siç thanë, në këtë mënyrë do të jepet kontribut në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve përkatëse.