Rektori Hajrizi foli për rrugëtimin e tij në zhvillimin e ekosistemit inovativ të UBT-së në takimin “Personazhe në Fokus” të COD në Tiranë

27/04/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në ciklin e takimeve në “Personazhe në Fokus”, të organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD – Center For Openness And Dialogue) në Tiranë dhe e cila u zhvillua në Bibliotekën e Kryeministrisë në Tiranë.

Në këtë cikël të takimeve, rektori Hajrizi para shumë të rinjve dhe studentëve nga Shqipëria, foli për rrugëtimin e tij drejt zhvillimit të një ekosistemi gjigant siç është UBT, si dhe rreth konceptit dhe rëndësisë së Smart City në UBT.

Ndër të tjera, në interaktivitet me studentët dhe të rinjtë shqiptarë, rektori Hajrizi foli edhe për sistemin e edukimit në Kosovë, Shqipëri e Austri, si dhe për bashkëpunimet me institucione dhe universitetet nga Shqipëria.