Rektori Hajrizi dhe përfaqësuesit e NATO-s takojnë presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj

24/10/2017

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka shoqëruar delegacionin e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s, të udhëhequr nga Dr Jamie Shea, në takimet me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

 

Ata janë pritur nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilët kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

 

Zëvendës-Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, është shprehur i kënaqur me përparimet në Kosovë dhe ka shprehur besimin se vendi është në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në NATO.

 

Jaime Shea po qëndron në Kosovë me ftesë të UBT-së, teksa sot në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të mbahet edhe konferenca dhe diskutimi i hapur me studentë mbi temën: “E ardhmja euroatlantike e Kosovës”, dhe pas kësaj, do të bëhet edhe inaugurimi i Forumit Euroatlantik të UBT-së.