Qindra të rinj gjilanas tashmë kanë zgjedhur UBT-në

24/04/2019

Qindra të rinj nga rajoni i Gjilanit ia kanë kushtuar vizitën, kohën dhe interesimin e tyre shtandit të UBT-së, duke e rikonfirmuar faktin që edhe këtë vit UBT do të jetë vendi i preferuar për studime për studentët e ardhshëm të këtij rajoni.

Kjo mundësi e mrekullueshme për të parë mundësitë që ofron UBT, është ofruar gjatë Panairit të Studimeve, të organizuar nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Gjilanit.

 

Cilësia e jashtëzakonshme e studimeve, programet e larmishme që nuk ofrohen nga asnjë institucion tjetër arsimor dhe niveli i lartë i ndërkombëtarizimit nga i cili po përfitojnë aktualisht qindra studentë, ka bërë që të rinjtë e këtij rajoni të mbesin të impresionuar dhe të binden se në UBT do t’i kenë të gjitha mundësitë për të realizuar synimet e tyre.

 

Vetëm gjatë ditës së sotme, në UBT janë arritur më shumë se 400 nënshkrime nga të rinjtë pjesëmarrës, të cilët presin ta kalojnë edhe sfidën e fundit, testin e maturës, për të filluar më pas studimet në UBT dhe për t’u bërë pjesë e historisë së sukseseve të të rinjve kosovarë, të cilët tashmë e kanë prekur piedestalin e sukseseve edhe në botë.

 

Ne mezi po presim që të na bashkoheni dhe së bashku ta shkruajmë historinë e suksesit tuaj, e bashkë me juve, edhe historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

 

Faleminderit që keni zgjedhur UBT-në!