Qindra studentë janë transferuar në UBT – Aplikimi po vazhdon

03/09/2018

Çdo vit UBT-së i bashkohen mijëra të rinj, të cilët pas tre vitesh të studimeve shndërrohen në dorën e parë ndihmëse të industrisë në Kosovë dhe më gjerë dhe në njerëzit që u besojnë kompanitë më të mëdha ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.
Si indikator dhe matës i nivelit të lartë të studimeve në UBT, është numri i madh i studentëve të transferuar nga viti në vit, e që vetëm në afatin aktual të transferimeve ka arritur në qindra sosh.

Afati i shtatorit për studentët që duan të transferohen nga institucionet tjera arsimore tashmë është hapur dhe do të qëndrojë i tillë deri në fund të muajit shtator.
Studentët të cilët duan të transferohen në UBT, fillimisht duhet të plotësojnë formularin për aplikim, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty prej ku vinë. Ndërkaq, nga po i njëjti institucion duhet të marrin edhe certifikatën e notave, si dhe me vete duhet të kenë edhe dëftesat dhe diplomën e shkollës së mesme dhe një ekstrakt të lindjes.
Aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës së UBT-së, ndërkaq të interesuarit për transferim nuk e kanë të nevojshme të marrin leje nga institucionet ku kanë studiuar paraprakisht.

Vlen të theksohet se në afatin e kaluar të transferimit të studentëve, ngritjen e tyre akademike përmes transferimit, ia besuan UBT-së mbi 400 studentë që dikur studionin nëpër institucione të ndryshme publike e private, vendore dhe më gjerë, ndërsa në tërësi, çdo vit pjesë e UBT-së bëhen mbi 4000 të rinj.