Punimi shkencor i profesorit dhe studentes së UBT-së, publikohet në revistën e njohur ndërkombëtare “IJEIT”

15/10/2020

Punimi i profesorit të Shkencave Kompjuterike, Muhamet Avdyli, në bashkautorësi me studenten e Shkencave Kompjuterike, Era Kastrati, është publikuar në revistën shkencore “International Journal of Engineering and Innovative Technology”.

 

Tema që ata shtjelluan titullohet: “Aspects of the use of nanotechnology and nanomedicine in medicine”, hulumtim në të cilin shpalosen aspekte të zbatimit të nanoteknologjisë, veçanërisht në mjekësi.

 

Ky hulumtim saktësisht tregon se përdorimi i nanoteknologjisë mund të jetë i suksesshëm dhe mund të ofrojë shumë përparësi, ashtu siç ofron çdo teknologji. Punimi, gjithashtu trajton nanomedicinën, si e ardhmja e nanoteknologjisë, si dhe avantazhet dhe disavantazhet e nanoteknologjisë, duke lënë të kuptohet se mjekësia në një të ardhme të afërt do të ndryshojë, në kuptimin e teknologjik.

 

Revista Ndërkombëtare e Inxhinierisë dhe Teknologjisë Inovative “IJEIT”, është një revistë e njohur e cila botohet çdo muaj për studiues, zhvillues, menaxherë teknikë, shkencëtarë dhe edukatorë në fushën e inxhinierisë dhe teknologjisë inovative.