Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së rreth bimësisë urbane publikohet në revistën “Ecologia Balkanica”

17/08/2022

Publikimi i punimeve shkencore të profesorëve të UBT-së, në revistat prestigjioze ndërkombëtare, krijon një imazh të mirë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik për hulumtime dhe për nxjerrjen e ideve inovative dhe kreative për tema dhe fusha të ndryshme.

Së fundmi, punimi shkencor i profesorëve të UBT-së, Nexhat Balaj dhe Hyzer Rizani, me titull: “Një perspektivë ekologjike mbi qytetet: Përfitimet e vegjetacionit urban dhe parqeve në qytetin e Prishtinës, Kosovë”, është publikuar në revistën prestigjioze ndërkombëtare “Ecologia Balkanica” e indeksuar në Scopus dhe Web of Science.

Qëllimi i këtij punimi ka qenë të paraqesë se si cilësia e hapësirave publike dhe bimësia urbane kontribuojnë pozitivisht në cilësinë e jetës së njerëzve, teksa studimi është kryer në katër parqe urbane (Parku i Gërmisë, Parku i Qytetit, Parku Tauk bashçe dhe Parku Dardania) në qytetin e Prishtinës.

“Ecologia Balkanica” është një revistë shkencore ndërkombëtare, në të cilën publikohen artikuj kërkimor origjinal në fusha të ndryshme të ekologjisë, duke përfshirë ekologjinë dhe ruajtjen e mikroorganizmave, bimëve, kafshëve ujore dhe tokësore, ekologjinë fiziologjike, ekologjinë e sjelljes, ekologjinë e popullsisë, gjenetikën e popullsisë, si dhe ekologjinë e komunitetit.