Publikohet libri i profesorit të UBT-së, Nexhat Balaj, me titull: “Arkitektura bashkëkohore e peizazhit”

24/10/2022

Është botuar libri i profesorit të UBT-së, Nexhat Balaj, me titull: “Arkitektura bashkëkohore e peizazhit”, i cili trajton problemet që lidhen me planifikimin e peizazhit urban dhe arkitekturën e gjelbër në përgjithësi.

Libri paraqet një kontribut të çmueshëm dhe mund të përdoret në nivele universitare nga studentët e fakultetit të arkitekturës, arkitektët e peizazhit, fakultetit të agrikulturës, hortikulturës, planifikuesve urban, specialistë të gjelbërimit dhe të gjithë ata që dëshirojnë të gjelbërojnë shtëpitë e kopshtet e tyre.

Libri “Arkitektura bashkëkohore e peizazhit” i autorit Nexhat Balaj, i përshtatet disa programeve studimore që zhvillohen në Shqipëri dhe në Kosovë, duke u mundësuar studentëve të këtyre programeve të pasurohen me njohuri të reja rreth fushës së arkitekturës së peizazhit.

Ky botim, në përmbajtjen e tij trajton temat si: metodat dhe fazat e projektimit të hapësirave të gjelbra, rëndësinë e arkitekturës së peizazhit, projektimin dhe stilin e kopshteve familjare, parqeve publike, lagjeve urbane, teorinë e ngjyrave në arkitekturën e peizazhit, programet profesionale softuerike që sot përdoren në arkitekturën e peizazhit, klasifikimin e hapësirave të gjelbra dhe rekreative, historinë e arkitekturës së peizazhit, si dhe dizajnimin dhe planin e mbjelljes së bimëve në hapësirat e gjelbra.