Programi Psikologji në UBT organizoi sesion informues me studentët e vitit të parë

10/10/2023

Fakulteti i Psikologjisë në UBT mirëpriti studentët e rinj të këtij programi, të cilët ishin entuziastë dhe të motivuar për fillimin e vitit të ri akademik 2023/24.

Me këtë rast ata u njoftuan nga profesorët e këtij programi rreth kurrikulës, mënyrës së organizimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies përgjatë semestrit, platformave të cilat janë në shërbim të tyre, aktiviteteve ekstra kurrikulare dhe mënyrave të komunikimit me Fakultetin dhe stafin akademik.

Ky sesion informues ishte një hap i rëndësishëm për t’i përgatitur ata për sfidat dhe sukseset që do të vijnë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.