Programi Master i Kolegjit UBT për Transport dhe Infrastrukturë, një shans madhështor për studentët

11/07/2016

Nga ky vit akademik në Kolegjin UBT, në kuadër të Fakultetit të Ndërtimtarisë, Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, studentët, për herë të parë do të kenë mundësi t’i ndjekin studimet Master në drejtimin Transport dhe Infrastrukturë. 

Nga ky program, studentët do të përfitojnë njohuri për transportin ajror, infrastrukturën rrugore, elementet e sigurisë rrugore, auditimin e sigurisërrugore etj.


Studentët e rinj do të përfitojnë njohuri për planifikimin hapësinor në komunikacion, për projektet në trafik e infrastrukturë, projektim autostradash, hekurudhash, tuneleve, urave, si edhe studim të strukturës trupore të rrugës. 
Ata do të specializohen në transportin rrugor, hekurudhor e ajror. Po ashtu, do të bëhen projektues të projekteve të sipërshkruara.


Pas përfundimit të masterit, studiuesit do të kenë qind për qind të punësimi në fushat e përmendura.