Profesorët e UBT-së marrin pjesë në ekspozitën “Bigger than Myself. Heroic Voices from ex Yugoslavia” në Romë

11/05/2021

Në muzeun e njohur kombëtar të artit bashkëkohor në Itali, MAXXI, është mbajtur ekspozita madhore “Bigger than Myself. Heroic Voices from ex Yugoslavia” që ka bërë bashkë 54 artistë nga vendet e ish-Jugosllavisë, nga ku në mesin e tyre pjesëmarrës nga Kosova ishin edhe profesorët e UBT-së, Alban Muja dhe Fatmir Mustafa-Karllo.

 

Ekspozita “Bigger than Myself. Heroic Voices from ex Yugoslavia” ka paraqitur zhurmën artistike në vendet e ish-Jugosllavisë me një çelës specifik interpretimi, ku më shumë se 50 artistë përmes artit kanë treguar historinë e vendeve prej nga ata vijnë.