Përfundoi me suksesi trajnimi i parë i parë nga Cisco Networking Academy

16/02/2016

UBT Akademia e Trajnimeve ka përfunduar trajnimin në programet e Cisco Networking Academy, respektivisht IT Essentials: PC Hardware and Software, me ceremoninë e dhënies së certifikatave nga rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.


Në një fjalë rasti, rektori Hajrizi, theksoi nevojën e tregut për trajnime profesionale dhe rëndësinë e certifikimeve të ndryshme në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit.

 

Ndër të tjera, ai konfirmoi dhe një herë se UBT është i përkushtuar që studentëve te tij dhe më gjerë t’ju ofrojë sa më shumë mundësi të edukimit profesional, si dhe trajnime dhe certifikime profesionale.