Përfaqësuesit e UBT-së, vizitë zyrtare në Gjermani

30/01/2018

 

Një delegacion i UBT-së, i përbërë nga Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Lulzim Beqiri, si dhe profesorët Binak Beqaj, Arbër Sadiku dhe Banush Shyqeriu kanë qëndruar për vizitë pune në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Bauhaus” në Gjermani.

 

Aty janë pritur nga përfaqësuesit e këtij universiteti, ku kanë biseduar për realizimin e projekteve në fusha të ndryshme, e që janë interes të përbashkët. Palët kanë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në organizimin e punëtorive të përbashkëta, zhvillimin e ligjëratave tematike, shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik etj.

 

Po ashtu, përfaqësuesit e institucioneve u zotëruan se do të bashkëpunojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit, përkatësisht edhe në ngritjen e nivelit intelektual dhe profesional të gjeneratave të reja.