Përfaqësuesit e UBT-së, pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit

13/10/2017

Një delegacion nga UBT, i përbërë nga dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, dr. Muhamet Ahmeti, prodekani i këtij fakulteti, dr. Visar Krelani dhe ligjëruesi në UBT, PhD. Cand. Driton Kryeziu, po marrin pjesë në edicionin e parë të Konferencës Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit, organizator i të cilës është Fakulteti Politeknik i Tiranës.

 

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga shumë shtete të rajonit e botës, teksa po mbahet me qëllim të rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve dhe shteteve, si dhe për fillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ndërtimtarisë.


Pjesëmarrja e UBT-së në këtë organizim është rezultat i bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, si dhe ka për qëllim zhvillimin e vazhdueshëm të hulumtimeve shkencore, si një pikë e rëndësishme për rritjen e mëtejme të shkallës së profesionalitetit dhe krijimin e ekspertëve të kësaj fushe.

 

Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT, është shkolla më e madhe për ndërtimtari në Kosovë, kurse studentët që dalin të diplomuar prej saj, janë tejet të kërkuar dhe të suksesshëm në tregun e punës.