Presidentin i Universiteti “San Bernandino “ ndan mirënjohje zëvendëspresidentit e UBT-së

14/06/2013

Prishtinë 14 qershor 2013-   Presidenti  i Universitetit  shtetëror  “San Bernandino”, në  Kaliforni Tomas D. Morales,  ka nderuar me mirënjohje  zëvendëspresidentin e UBT-së, në Prishtinë, prof. dr. Mo Vazirin.

Në një  njoftim  nga Universiteti  “San Bernandino”  thuhet se  profesor Mo Vaziri, ka dhënë   kontribut të jashtëzakonshëm  në fushën e arsimit të lartë dhe në edukimin e gjeneratave të shumta  në  Fakultetin e Biznesit  dhe Administratës  Publike në Universitetin në fjalë,  dhe  në  përputhshmëri me rregullat,  krerët e  këtij universiteti  dr. Vazirin  e  emërojmë  Profesor Emeritus  për  Financa dhe  Kontabilitet.