Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Alketa Zejnullahu, punësohet në UBTNEWS

bool(false) 25/05/2022

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Alketa Zejnullahu, sukseset e saj në studimet akademike në programin e gazetarisë në UBT, i ka kurorëzuar me punësim në portalin UBTNEWS, duke u angazhuar në cilësinë e gazetares, për të ndjekur ngjarjet ditore në vend dhe në botë.

 

Studimet akademike të saj, Alketa i filloi pa hezitim, duke e konsideruar si një rrugë me shumë perspektivë për të ardhmen në profesionin e gazetarisë për shkak të avancimit në teknologji, si dhe cilësisë së stafit akademik që ka UBT.

 

“UBT është shembull për institucionet e arsimit të lartë sepse ndjek standardet perëndimore të mësimdhënies. Një element tjetër që e dallon UBT-në nga institucionet tjera është përgatitja profesionale e profesorëve, si dhe aplikimi i teknologjive të reja që e bëjnë procesin e mësimnxënies më atraktiv dhe më të lehtë”, thotë Zejnullahu.

 

Ajo ka vlerësuar faktin se gërshetimi i punës praktike me atë teorike që ofron UBT, është një nga standardet që e dallon prej institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

 

“Gërshetimi i punës praktike me atë teorike dhe duke i parë mundësitë e panumërta që UBT iu ofron studentëve, më kanë bindur që unë të studioj në UBT. E kam përzgjedhur UBT-në për kushtet më moderne që ofron në rajon dhe benefitet që sjell në rrugëtimin profesional”, u shpreh ajo.

 

UBT përmes portalit UBTNEWS është duke i ofruar studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim, por edhe studentëve të tjerë mundësi që të praktikojnë punën e gazetarisë së drejtë dhe të saktë, duke qenë kështu më afër publikut në raportimin e ngjarjeve të ndryshme nga vendi, rajoni dhe bota.