Ish-studenti i UBT-së, Diar Berisha, po vazhdon studimet në Liechtenstein University, në Lihtenshtajn

01/04/2022

Ish-studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Diar Berisha, pas studimeve të suksesshme në nivelin bachelor në UBT, zhvillimin e tij akademik po e vazhdon në Liechtenstein University, në Lihtenshtajn.

 

Duke vlerësuar përzgjedhjen e tij për studimet bachelor, Diar Berisha ka thënë se UBT ka qenë përzgjedhja më e mirë që ka bërë për nivelin bachelor, duke poseduar një staf profesional dhe një infrastrukturë moderne.

 

“UBT ka qenë një vend ideal për të përfunduar studimet në nivelin bachelor. Mësimet jepen nga profesionistë të arkitekturës, kështu që unë me të vërtetë nëse edhe kam marrë një krititikë ajo gjithmonë ka shërbyer si një reflektim në të mirën e çdo projekti që po zhvilloja. Universiteti ka një kampus të mrekullueshëm dhe kam mësuar shumë gjatë kohës sa kam qenë atje”, ka thënë ai.

 

Diari duke treguar për mënyrën e përzgjedhjes së UBT-së si institucion që do t’i ndihmonte atij në zhvillimin akademik, ka thënë se cilësia që UBT ofronte dhe kurrikula e kanë bindur që ai t’i besoj UBT-së rrugëtimin profesional në karrierë.

 

“UBT ka qenë një ndër universitetet me programin e arkitekturës më të mirë në vend, dhe ajo që unë doja ishte që studimet e mia të ishin në drejtimin e duhur për studime të suksesshme”, ka thënë ish-studenti i UBT-së, Diar Berisha.

 

Sipas tij, procedurat për nostrifikimin e diplomës nuk ishin të vështira, falë ndërkombëtarizimit të madh që ka UBT jashtë vendit dhe partneritetit që ka me Liechtenstein University, teksa ka vlerësuar shumë gatishmërinë e UBT-së dhe stafit të institucionit për ta ndihmuar atë me procedurat e aplikimit.