Po vazhdon interesimi i jashtëzakonshëm i të rinjve për transferim të studimeve në UBT

20/02/2019

Numri i madh i të interesuarve dhe i atyre që tashmë kanë transferuar studimet në UBT po rritet çdo herë e më shumë, tashmë duke arritur në qindra.

Të rinjtë tashmë e kanë kuptuar që zgjedhja e profesionit dhe e institucionit të duhur është një hap jetik, i cili e definon përgjithmonë karrierën profesionale të secilit.

 

Studentët e UBT-së zhvillojnë kompetenca dhe mësojnë një dimension tjetër të të gjitha profesioneve, që i shndërron ata në kërkues dhe në të pasionuar që i shohin gjërat nga një këndvështrim tjetër, më inovativ e kreativ, çfarë i bënë unikë dhe i mbanë gjithmonë një hap përpara në krahasim me të tjerët.

 

Studentët të cilët duan të transferohen në UBT, fillimisht duhet të plotësojnë formularin për aplikim, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty prej ku vinë. Ndërkaq, nga po i njëjti institucion duhet të marrin edhe certifikatën e notave, si dhe me vete duhet të kenë edhe dëftesat dhe diplomën e shkollës së mesme dhe një ekstrakt të lindjes.

 

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës dhe të lini gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të shtetit tonë, kushtojini rëndësi ngritjes tuaj akademike, transferoni studimet në UBT dhe filloni rrugëtimin më të suksesshëm të jetës suaj.