Po vazhdon aplikimi për ndjekjen e trajnimeve për MS Project dhe MS EXCEL, me trajnerin e certifikuar nga Microsoft, dr. Besnik Skenderi

14/06/2019

Gjatë muajit korrik, në UBT do të organizohen trajnime dhe certifikime profesionale dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, aplikoni sot dhe përfitoni zbritjen prej 15% nga çmimi i rregullt, në çmim e keni te përfshirë, literaturën dhe certifikimin ndërkombëtar nga Certiport për MS Excel.

Të gjithë të interesuarit për trajnimin në Microsoft Excel do të marrin certifikatë të dyfishtë, të UBT-së dhe atë nga Certiport per vetëm 99 €

Ndërsa, trajnimi për MS Project është trajnimi i cili ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm, sidomos në radhët e kandidatëve që i takojnë fushave të arkitekturës dhe inxhinierisë ndërtimore.

Pas ndjekjes së këtij trajnimi, të gjithë kandidatët do të marrin certifikatë të njohur ndërkombëtarisht, por mbi të gjitha, do të fitojnë shkathtësi profesionale, të cilat do t’ju krijojnë përparësi në tregun e punës, për vetëm 99 euro.

Trajnimet do të fillojnë së shpejti, por ju keni ende edhe pak kohë për t’ju bashkuar grupeve, të cilat do të marrin mësime profesionale nga trajneri i certifikuar nga Microsoft dhe Learning Tree, dr. Besnik Skenderi.

Për informata shtesë mbi trajnimet dhe procesin e aplikimit, na kontaktoni:

https://www.ubt-uni.net,

[email protected]

044 100 491.