Pjesëmarrësit në Akademinë Verore të Sistemeve të Informacionit zhvillojnë një vizitë studimore në kompaninë “Katrori – ITS”

12/07/2023

Në kuadër të Akademisë Verore të Sistemeve të Informacionit është zhvilluar një vizitë studimore në industri me studentët e këtij fakulteti në kompaninë “Katrori – ITS”, kompani e cila ofron shërbimin e zhvillimit dhe implementimit të softuerit duke përdorur teknologjinë më të avancuar.

Kompania operon duke ofruar shërbimet e saj kryesisht për sektorin privat, por edhe për kompanitë publike si shoqëritë komunale, bankat dhe institucionet qeveritare.

Studentët nën shoqërinë e koordinatorit të Fakultetit Sistemet e Informacionit, Art Hoxha u pritën në këtë vizitë nga njëri prej bashkëpronarëve dhe njëherit CTO (chief technology officer) i kompanisë Mehedi Zejneli, i cili prezantoi para studentëve aktivitetet e kompanisë, të arriturat dhe mundësitë e shumta që ofron tregu i punës në fushën e zhvillimit të softuerit.

Gjatë kësaj vizite studentët kishin mundësinë të shohin nga afër strukturat e kompanisë, mënyrën se si kjo kompani është e organizuar si dhe të njoftohen me shërbimet që ofron në fushën e IT.