Pjesëmarrësit e ANV-së Shkencave të Ushqimit vizituan “Devoll Group”

23/07/2018

Në ANV-në e Shkencave të Ushqimit, pjesëmarrësit realizuan vizitë në kompaninë “Devolli Group”, me ç’rast panë përpunimin e lëngjeve frutore dhe procesin teknologjik ku kompania përpunon lëngjet dhe qumështin.

Në hapësirat e saj ligjëruan profesorët Namik Durmishi dhe Ismail Ferati, të cilët prezentuan para pjesëmarrësve hulumtimet për temën: “Prodhimi i lëngut të kthjellët me bazë mollën dhe aspektet mikrobilogjike”.
Pas prezentimit të profesorëve, menaxherja e cilësisë, njëherësh edhe teknologe kryesore e fabrikës, i ka njoftuar studentët me historikun e kompanisë, me kapacitet e tyre prodhuese dhe me aspektet teknologjike të përpunimit.

Pas prezantimeve të mbajtura nga ekspertë, studentët u njoftuan nga afër me laboratorët e fabrikës, hapat prej pranimit të lëndës së parë e deri tek paketimi i produktit final.
Teknologët e kompanisë i njoftuan studentët me pajisjet dhe me proceset në që përdoren në teknologjinë e qumështit, përkatësisht tek produktet e fermentuara të qumështit dhe me fokus të veçantë tek tri llojet e lëngjeve që prodhohen në fabrikë, freskuese, nektar dhe premium.

ANV-ja e Shkencave të Ushqimit do të vazhdojë punimet përsëri nga nesër.