Pjesëmarrësit e ANV-së së Shkencave të Ushqimit vizitojnë kompaninë “Kabi” në Gjilan

11/07/2019

Nën shoqërimin e profesorit të UBT-së, Ibrahim Mehmeti, pjesëmarrësit e Akademisë Ndërkomëbtare Verore të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, kanë realizuar vizitë në kompaninë “Kabi”, në Gjilan.

 

Ata janë pritur nga teknologët dhe menaxherët e kompanisë, ku panë nga afër procesin e prodhimit të produkteve të qumështit, si dhe u njohën me produktet e reja që tashmë janë lansuar në treg nga kompania.

 

Gjithashtu, studentët morën njohuri për menaxhimin dhe rëndësisë e cilësisë në këtë industri.