Pjesëmarrësit e ANV-së në Inxhinierinë e Energjisë testojnë njohuritë e fituara përgjatë akademisë

19/07/2018

Për dallim prej herëve të kaluara, në ANV-në e Inxhinierisë së Energjisë, pjesëmarrësve iu mundësua mësimi dhe puna në grupe.

Profesori Kliton Bylygbashi, pas gjithë ligjëratave qe ka mbajtur përgjatë këtyre ditëve, sot u krijoi hapësirë pjesëmarrësve, duke i ndarë për të punuar në grupe. 
Ata morën informacione dhe u desh të punojnë për temën “Inxhinierë që punojnë në një objekt imagjinar”.
Puna e tyre lidhej me konceptin e krijimit të një objekti imagjinar dhe u fokusuan në strategjitë e energjisë dhe ujit, më konkretisht, ata duhej të gjenin energjinë që nevojitet për të ngrohur dhe ftohur ujin në atë objekt përgjatë një viti.

Punën të cilën e bënë pjesëmarrësit shërbeu si një lloj testi për të arritur deri tek certifikimi i tyre.