Përmbyllet ANV-ja e EBFS-së dhe hapet ajo e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit

19/07/2018

Aktiviteti i Ekonomiks, Banka, Financa dhe Sigurime në Akademinë Ndërkombëtare Verore është përmbyllur me një vizitë studimore të kryer nëpër disa nga bankat e Kosovës.

Pjesëmarrësit kanë realizuar vizitë në BpB Bank dhe në ProCredit Bank, me ç’rast janë pritur nga zyrtarët e këtyre bankave, të cilët i njoftuan me organizimin e tyre, mënyrën e funksionimit, si dhe për mundësitë e punësimit për studentet e rinj.

Gjatë vizitës pati edhe diskutime me studentët, që ishin të interesuar të marrin informata rreth praktikave të këtyre bankave në aspekte të ndryshme të funksionimit të tyre.

Përderisa kjo akademi u përmbyll, punimet i ka nisur Akademia Verore në Ndërmarrësi dhe Financa, hapjen e të cilët e bëri rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, për të vazhduar më tutje me ligjëratën e profesorit Englebert Selenko.