Përfaqësuesit në UBT, presin në takim pune drejtorin e Microsoft-it në Shqipëri, Sokol Vladi

01/11/2018

Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit dhe hartimin e planeve të përbashkëta, drejtori për Produkte Profesionale dhe Zhvillimore në UBT, Besnik Skenderi,  ligjëruesi e udhëheqësi i ICT Akademisë në UBT, Blerton Abazi si dhe zyrtarja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UBT, Lirigzonë Morina  kanë pritur në takim pune drejtorin e përgjithshëm të Microsoft Albania & Territory Channel Manager, Sokol Vladi.

 

Gjatë këtij takimi është diskutuar për hartimin e projekteve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale, në zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacion.

 

Konkretisht ata diskutuan për krijimin e grupeve për zhvillim të produkteve dhe zgjedhjeve për biznese përmes platformave të Microsoft-it që bazohen në shërbimet cloud.

 

Me theks të veçantë, ata diskutuan edhe për integrimin e teknologjisë në edukim sepse vlerësohet se do të ndihmojë institucionin në kurrikulat e studimit dhe studentët për integrim në teknologji.

 

Për të konsoliduar bisedimet në fushat e përbashkëta prioritare, ditët në vijim pritët që edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi të takohet me drejtorin e përgjithshëm të Microsoft-it në Shqipëri, Sokol Vladin.