Përfaqësuesit e UBT-së morën pjesë në hapjen e punëtorisë për rishikimin e përbashkët vjetor të punës, bazuar në PSAK 2017-2021

11/12/2018

Në cilësinë e kryesuesit të ekipit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë nga programi Erasmus+, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në punëtorinë vjetore për përgatitjen e raportit të vlerësimit, “Rishikimi i përbashkët vjetor i punës për vitin 2018”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me GIZ-in.

 

Rektori Hajrizi është ftuar si ekspert i arsimit në kuadër të panelit “Arsimi, Shoqëria dhe Llogaridhënia”, gjatë të cilit trajtoi çështjen e trendëve bashkëkohorë në arsim dhe integrimin e teknologjisë në procesin mësimor.

Ai ka prezantuar objektivat kryesore për arsimin profesional, duke përmendur edhe sfidat që mund të paraqiten gjatë procesit.

 

Pjesë e punëtorisë ka qenë edhe ligjëruesi në UBT, Armend Muja, i cili ka paraqitur zhvillimet kryesore të arsimit në Kosovë, përgjatë viteve 2011-2017.

 

Në kuadër të sesioneve plenare dhe interaktive të punëtorisë, u trajtohen tematika mbi trendët globalë në arsim, pastaj arsimin dhe llogaridhënien, arsimin në nivel komunal, arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë.

Aktiviteti ka mbledhur pjesëmarrës nga MASHT, drejtoritë komunale për arsim, ekspertët, partnerët ndërkombëtarë dhe përfaqësues ngas shoqëria civile.