Përfaqësues të UBT-së vizituan Lodz University of Technology në kuadër të projektit VTECH

bool(false) 17/03/2022

Përfaqësues të UBT-së, kanë zhvilluar një vizitë studimore së bashku me përfaqësues të Bashkimit Evropian, në ambientet e “Lodz University of Technology”, në kuadër të projektit VTECH me programin Erasmus+.

 

Në këtë vizitë UBT u përfaqësua nga profesorët Lulzim Beqiri dhe Bekim Ceko, nga gjashtë universitete partnere sa morën pjesë, nga ku patën mundësi të dëgjojnë një prezantim mbi përvojën e përdoruesit (user experience) dhe dizajnimin për VR/AR.

 

Në këtë vizitë u theksua se e ardhmja e përdorimit të VR dhe AR në arsim përcaktohet nga ndërgjegjësimi më i mirë rreth kësaj teknologjie, si dhe nga një përvojë e përmirësuar për përdoruesit e kësaj teknologjie.

 

Këto dy teknologji, më të sofistikuarat e kohës, VR dhe AR, kanë përspektiva unike të shpjegimit të koncepteve komplekse në fusha si mjekësia, kujdesi shëndetësor, ushtria, aviacioni, inxhinieria, hapësira, e fusha të tjera, duke ofruar një avantazh për mësimin virtual në arsimin e lartë.