Përfaqësues të UBT-së mirëpritën në Parkun Shkencor Inovativ, sekretarin e Përgjithshëm të EANA-s, Alexandru Giboi

19/07/2022

Përfaqësues të UBT-së, të prirë nga drejtori për Çështje Akademike, Prof. Dr. Muhamet Ahmeti dhe drejtoresha e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, Lirigzona Morina, si dhe përfaqësues të Fakultetit Media dhe Komunikim, mirëpritën në UBT sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), Alexandru Ion Giboi.

 

Në këtë vizitë bërë Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, sekretari i Përgjithshëm, Alexandru Ion Giboi, zhvilloi edhe një diskutim rreth mediave dhe dezinformimit me studentë dhe profesorë, në kuadër të fillimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Medias dhe Komunikimit në UBT.

 

Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Ferid Selimi, profesorët: Musa Sabedini, Votim Hanoli, Safet Zejnullahu, Xhevahire Millaku dhe Orhan Kerkezi, shtrinë diskutimin me sekretarin e EANA-s, lidhur me zhvillimin e shpejtë të mediave në saje të zhvillimit të teknologjisë së informacionit.

 

Sekretari Giboi u impresionua me teknologjitë e reja që ka zhvilluar UBT, duke përfshirë Realitetin Virtual të cilin pati mundësi që ta përdorë nga afër, me disa prej veglave që posedon kjo teknologji.