Open AR/VRLab – aktivitet i rëndësishëm në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit në UBT

29/04/2024

Në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit në UBT, u organizua një Open AR/VRLab, ku u prezantuan si gjenerohen imazhet 3D në VR dhe u tregua për ndikimin e AR/VR në Art dhe Dizajn.

Open AR/VRLab është fokusuar në mënyrën se si teknologjia AR/VR ka bërë një ndryshim novator dhe transformues dhe po hap një botë krejtësisht të re të mundësive krijuese për artistët dhe stilistët.

Pjesëmarrësit eksploruan botën zhytëse dhe ndërvepruese të VR duke përdorur teknologjinë VR për krijimin e veprave artistike në një hapsirë 3D, duke ju dhënë një nivel thellësie dhe perspektive.