Oda e Farmacistëve mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Shkenca Mjekësore, Stomatologjike dhe Farmaceutike

26/10/2018

Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Farmacistëve, në mbledhjen e mbajtur, ka vendosur që ta pranojë Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Shkenca Mjekësore, Stomatologjike dhe Farmaceutike, dhe për rrjedhojë, të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë konferencë do të kenë mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do i shfrytëzojnë për ngritje akademike.

 

Sipas vendimit të këtij komisioni, pjesëmarrësit poentohen me këto pikë:

 

Pjesëmarrje aktive – 9 pikë

Poster prezantimi – 7 pikë

Pjesëmarrësit pasivë – 5 pikë

 

Studentët e Shkencave Mjekësore dhe të gjithë të interesuarit e tjerë që duan të marrin pjesë si pjesëmarrës pasivë duhet të paguajnë 15 euro për certifikim.