NJOFTIM: Të hënën, promovohet libri “The EU as a State-builder in International Affairs: The Case of Kosovo”

26/01/2022

Të hënën, më 31 janar 2022, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e UBT-së, do të bëhet promovimi i librit: “The EU as a State-builder in International Affairs: The Case of Kosovo”, i profesorit të UBT-së, Labinot Greiçevci.

 

Përmes këtij libri, profesori Greiçevci ka paraqitur një analizë sistematike, të thelluar dhe krahasuese të rolit të Bashkimit Evropian në procesin e shtetndërtimit ndërkombëtar.

 

Libri: “The EU as a State-builder in International Affairs: The Case of Kosovo” është me interes kyç për studiuesit dhe studentët politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, politikës evropiane, studimeve për paqen dhe konfliktet, Ballkanin Perëndimor, shtetndërtimin, organizatat ndërkombëtare dhe më gjerësisht për marrëdhëniet ndërkombëtare.