NJOFTIM: Sot mbahet debat rreth ushtrimeve ndërkombëtare të FSK-së, Defender – Europe 21

25/06/2021

Sot, më 25 qershor 2021, duke filluar nga ora 14:00, Fakulteti Shkenca Politike në UBT, organizon debat me komandantin e Njësisë Elitare të FSK-së në Gjilan, nënkolonel, Albert Kuqin.

 

Temë diskutimi do të jetë: “Ushtrimet ndërkombëtare të FSK-së, Defender – Europe 21”, teksa do të debatohet edhe për rrugëtimin dhe transformimin e FSK-së në ushtri dhe orientimin Euro Atlantik, stërvitja e përbashkët me NATO-n në kuadër të Defender – Europe 21, si dhe për misionet paqeruajtëse ndërkombëtare dhe sfidat e sigurisë.

 

Ky debat do të mbahet në ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, dhe të pranishëm do të jenë profesorë dhe studentë të UBT-së.