NJOFTIM: Sot, drejtori ekzekutiv i Quantum Media Group, Ari Zoldan do të mbajë ligjëratë tematike për studentët e UBT-së

21/05/2019

Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, sot, me fillim nga ora 14:30, dhe drejtori ekzekutiv i Quantum Media Group, Ari Zoldan do të mbajë ligjëratë tematike dhe diskutim të hapur me studentët e UBT-së.

 

Ai do të trajtojë temat: “Mënyrat efektive të krijimit të brendit personal” dhe “Çfarë ju duhet për t’u bërë ndërmarrës të suksesshëm”, duke e marrë si rast konkret median e themeluar prej tij, me seli në New York.

 

Ligjërata është e hapur për të gjithë stafin dhe studentët e UBT-së.