NJOFTIM: Për studentët e UBT-së ofrohen bursa të plota studimi në Hungari, aplikimi është hapur

22/12/2017

 

UBT njofton studentët e vet që edhe zyrtarisht është hapur periudha e aplikimit për përfitimin e bursave të programit hungarez, “Stipendium Hungaricum”, për vitin akademik 2018/19.

 

Studentët e interesuar për vazhdim të studimeve në Hungari mund të aplikojnë për të dy nivelet në shumë fusha, përfshirë 25 bursa të plota për vazhdim të studimeve bachelor në këto drejtime:

– Arte, me mundësi diplomimi në Artet Kreative Muzikore dhe Muzikologjinë;

– Agrikulturë;

– Arte dhe Shkenca Humane, me mundësi diplomimi në Arkeologji dhe Gjuhë e Letërsi Hungareze;

– Shkenca Sociale, me mundësi diplomimi në Librari dhe Shkenca të Informacionit dhe Sciologji,

– Shkenca Ekonomike, me mundësi diplomimi në Turizëm dhe Furnizim Ushqimi.

 

20 bursa të plota studimi për nivelin master në drejtimet:

– Agrikulturë;

– Arte, me mundësi diplomimi në Menaxhim të Arteve dhe Dizajnit, Performanca Instrumentale për Muzikë Klasike dhe Edukim Arti

– Arte dhe Shkenca Humane, me mundësi diplomimi në Studime Hungareze, Studime për Trashëgimi Kulturore, Arkeologji, Shkenca Arkivore etj;

– Shkenca Sociale, me mundësi diplomimi në Shkenca Bibliotekore dhe Antropologji Kulturore;

– Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare për të Drejtën Biznesore;

– Shkenca Ekonomike, me mundësi diplomimi në Menaxhim Biznesi.

 

5 bursa të plota studimi për doktoraturë në drejtimet e lartpërmendura.

 

Studimi në Hungari përmes kësaj burse mund të bëhet në gjuhë angleze dhe hungareze, si dhe disa programe mund të jenë të qasshme për studim në gjuhën frënge dhe gjermane.

Pas aplikimit dhe pranimit, në varësi të shteteve, studentët mund të marrin diplomë të dyfishtë dhe të njohur ndërkombëtarisht.

 

Afati i fundit për aplikim është data 16 shkurt 2018, në ora 00:00, ndërsa kandidatët e pranuar do të njoftohen në prill të vitit 2018.

 

Qëllimi i programit “Stipendium Hungaricum” është që t’i hapë portat e botës akademike në Hungari dhe Bashkim Evropian për gjeneratën e re të Kosovës dhe ka për synim që të arrijë deri tek të gjitha komunitetet në Kosovë.

 

Formularin, universitetet, programet dhe detajet tjera për aplikim mund t’i gjeni në: http://studyinhungary.hu/study-in-hungary/menu/stipendium-hungaricum-scholarship-programme . Ndërsa, për çdo paqartësi të mundshme, mund të drejtoheni në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të UBT-së, në zyrën 304, në Prishtinë ose në email-in:  [email protected]