NJOFTIM: Nesër në UBT, themeluesi i kompanisë Agi Haxhimurati do të mbajë ligjëratë para studentëve të MBE-së

18/05/2022

Të enjten, më 19 maj 2022,  në UBT nga ora 14:20 do të mbajë një ligjëratë tematike, themelues i kompanisë, Agi Haxhimurati LLC në Tiranë dhe Oslo, Agi Haxhimurati, njëherit bashkëthemelues dhe drejtor i Bordit Hardh Fest, i cili do të bashkëbisedojë me studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të lëndës “Marketing”.

 

Në këtë takim do të flitet rreth temës “Rëndësia e Branding në marketing”, për t’i njoftuar studentët e UBT-së më shumë rreth këtij procesi, i cili llogaritet të jetë i rëndësishëm për fushën e marketingut.