NJOFTIM: Nesër, më 18 qershor, studentët e muzikës mbajnë koncert semestral

17/06/2021

Të premten, më 18 qershor 2021, duke filluar nga ora 18:00, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të mbahet koncerti semestral i organizuar nga Fakulteti Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT.

 

Bendi i UBT-së i përbërë nga studentët fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, do të performojnë pika të ndryshme muzikore, duke përfshirë hite të ndryshme të muzikës moderne të artistëve botërorë.

 

Performancë Vokale, Përformancë në Instrument, Audio Produksion, Kompozim dhe Menaxhment Muzikor, të gjitha specializime të Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, do të shndërrohen në praktikë dhe krijime të studentëve të UBT-së, të cilat do t’i dhurojnë një përmbyllje unike semestrit veror të studimeve.