NJOFTIM: Nesër, hapet qendra më e re për fëmijë dhe të rinj “UBT Junior Hub”

31/05/2021

Në vazhdën e 20 inovacioneve për nder të 20 vjetorit të UBT-së, me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, UBT si institucioni i arsimit që ka bërë revolucion në Kosovë, duke sjell teknologjitë më të fundit të botës, nesër, më 1 qershor, për gjeneratën e së ardhmes, po sjellë qendrën më të re dhe të parën të këtij lloji për fëmijë, “UBT Junior Hub”.

 

Hapja e qendrës do të bëhet në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, duke filluar nga ora 12:00.

 

Kjo qendër synon që të gjithë fëmijëve të moshës 6-11 vjeç dhe të rinjve të moshës 12-18 vjeç, t’u ofrojë programe dhe trajnime që përfshijnë aktivitete argëtuese, emocionuese dhe edukative, me të gjitha kushtet e nevojshme për të mësuar dhe zhvilluar vetën në bazë të moshës, në fusha të ndryshme të jetës, bazuar në programe moderne të mësimdhënies.