NJOFTIM: Nesër, fillon Konferenca Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi

14/05/2019

Nesër, më 15 maj, me fillim nga ora 09:00, do të nis punimet Konferenca më e madhe Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, që organizohet nga komuniteti Cyber Security and Privacy në bashkorganizim me UBT-në, ngjarje e cila që do të mirëpres ekspertë dhe folës të shumtë qeveritar dhe individual, të cilët do të diskutojnë për sfidat dhe ofrimin e zgjidhjeve në këtë sektor.

 

Edhe këtë vit, kontributin dhe përvojat e tij profesionale do t’i ndajë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ndërkaq pjesë e kësaj konference do të jetë edhe hakeri me famë botërore, Benjamin Kunz Mejri.

 

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë më shumë se 400 pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtarë, teksa punimet do të fillojnë të mërkurën, më 15 maj.

Konferenca do të mbahet në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, ku përgjatë dy ditëve do të diskutohet për Rregulloren e re të BE-së për Sigurinë Kibernetike, GDPR, Shkeljet e Privatësisë, Privatësinë dhe Mediat Sociale, Hakimi etik, etj.

Për më shumë detaje:

https://www.facebook.com/cybersecuritprivacy/

https://www.eventbrite.com/e/international-conference-cybersecurity-and-privacy-iv-tickets-60981008839

Email: [email protected]