NJOFTIM: Në UBT, të martën mbahet konferenca “Stop ndotjes nga plastika”

04/06/2018

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të martën, më 5 qershor, në ora 10:00, nën organizimin e UBT-së, do të mbahet konferenca me temë: “Stop ndotjes nga plastika”.

Konferenca organizohet në nder të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit dhe ka për qëllim vetëdijesimin ndaj këtyre çështjeve, si dhe për të nxitur veprimin individual e institucional në këtë drejtim.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, profesorë dhe studentë të UBT-së.

Po ashtu, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të organizohet edhe aktiviteti ku do të mbjellën drunj dekorativ. Ky aktivitet tregon angazhimin dhe përkushtimin e institucionit në funksion të mbrojtjes së ambientit, tokës dhe jetës së qytetarëve.