Njoftim: Në UBT mbahet debati për lidership, ndërmarrësi dhe inovacion

21/12/2016

Nesër, më 22.12.2016 (e enjte) vazhdon pjesa e dytë e serisë së forumeve në formë debati për lidership, ndërmarrësi dhe inovacion, me liderë të biznesit dhe të ekonomisë kosovare, udhëhequr nga Shpend Balija – drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë dhe ligjërues në UBT. 


Debati mbahet në UBT, lagjja “Kalabria”, duke filluar nga ora 10:00, në sallën 02. Referues do të jenë një nga menaxherët e departamenteve të IPKO-s, Alban Kastrati, më temë: “Zhvillimi i Sektorit të Telekomit në Kosovë dhe profesori Shpend Balija, më temë: “Investimet e Huaja në Kosovë”. (Foto nga debati i parë – arkivi i UBT-së