NJOFTIM: Më 8 mars, UBT organizon tryezë diskutimi për sfidat dhe mënyrat e fuqizimit të pozitës së gruas në shoqëri

06/03/2019

Për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të premten, me fillim nga ora 14:00, UBT do të mbajë një tryezë diskutimi më temë: “Sfidat dhe tejkalimi i tyre për arritjen e fuqizimit të vajzave dhe grave në Kosovë”, për të cilën do të diskutojnë eksperte, përfaqësuese politike, aktiviste të shoqërisë civile dhe studentë.

 

Gjatë këtij takimi do të trajtohen sfidat e barrierat me të cilat përballen gratë në rrugën drejt fuqizimit të tyre, si dhe do të përmenden mënyra të ndryshme përmes të cilave mund të arrihet deri tek përmirësimi i gjendjes, në mënyrë që të arrihet një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë.

 

E veçanta e këtij organizimi është që do të prezantohet edhe biznesi social, “Sa Punë”, si një shembull i drejtpërdrejtë i fuqizimit ekonomik të grave dhe familjeve kosovare të komunitetit rom. Ndërkaq, produktet e tyre do të jenë të ekspozuara për të gjithë, ku secili pjesëmarrës do të ketë mundësinë që të ndihmojë këto gra përmes blerjes së produkteve të tyre.

 

Tryeza e diskutimit do të mbahet në objektin e UBT-së, në Prishtinë.