Nis punimet Akademia e Gjuhës Angleze në “Global UBT Fest 2021”

05/07/2021

Dëshira e shumë të rinjve për të mësuar gjuhë të huaja dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth kulturave dhe vendeve të ndryshme, ka shtyrë UBT-në që në kuadër të “Global UBT Fest 2021” të organizojë shkollën verore të Gjuhës Angleze.

 

Akademia e Gjuhëve Angleze ka filluar punimet online me profesorë të nivelit ndërkombëtar si dhe atij vendor, duke diskutuar për tema që lidhen me mënyrat e edukimit.

 

Ditën e parë të Akademisë Verore të Gjuhës Angleze, profesoresha Pamela Johnson ka mbajtur ligjëratë për studentët pjesëmarrës rreth vizionit të edukimit për një botë më ndryshe, nga një përspektivë tjetër, duke ndarë përvojat dhe njohuritë e saj, ndërkaq Anyla Zajmi ka vazhduar diskutimin me pjesëmarrësit rreth mësimit të gjuhës nga ana e studentëve, me SEN (Special Educational Needs), teksa Blerina Zyrapi ka ndarë koncepte rreth çështjeve thelbësore të vlerësimit të studentëve në kontekstin e pandemisë.

 

Pjesë e kësaj akademie janë një numër i konsiderueshëm i të rinjve, të cilët po marrin dhe shkëmbejnë eksperienca të shumta, si dhe po përfitojnë njohuri nga tutorë dhe folës nacional të gjuhëve përkatëse.