Nga UBT drejt suksesit në Bankën Kombëtare Tregtare – Rrugëtimi profesional i ish-studentes Xhyljetë Luzhës
16/05/2026Xhyljetë Luzha, ish-studente e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, sot po ndërton me sukses karrierën e saj profesionale në Banka Kombëtare Tregtare, ku ushtron detyrën e Specialistes në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm.
Në këtë pozitë të rëndësishme, ajo kontribuon në rritjen e efektivitetit të proceseve operative, monitorimin e raportimit financiar dhe sigurimin e pajtueshmërisë me rregulloret dhe standardet profesionale. Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna e palodhshme e Xhyljetës janë dëshmi e qartë e përgatitjes cilësore akademike dhe praktike që studentët marrin në UBT.
Historia e saj e suksesit paraqet një inspirim për studentët e rinj, duke dëshmuar se me angazhim, dije dhe përkushtim, mund të arrihen rezultate të rëndësishme në institucionet më prestigjioze financiare në vend.