Në UBT u mbajt një infosesion punësimi për studentët me kompaninë “Hymeri Elevetors”

21/11/2023

Qendra e Karrierës në UBT ka realizuar një infosesion punësimi me kompaninë “Hymeri Elevetors”, për studentët e Mekatronikës të cilët aktualisht janë në vitin e fundit të studimeve, dhe kanë interesim për punësim, ku përfaqësues të kompanisë u shprehën të hapur për punësimin e tetë studentëve në sektorin e mirëmbajtjes dhe inxhinierisë.

Takime të tilla me industrinë organizohen përherë në të gjitha fushat e studimeve me qëllim punësimin e studentëve dhe alumnit të UBT-së.

Vlen të theksohet se punësimi i studentëve në programet e studimeve është shumë i lartë dhe prin për nga përqindja me rreth 60 për qind të sektorit të inxhinierisë në nivel vendi.