Në UBT instalohet turbina me erë, mbështetur nga bizneset e suksesshme të diasporës në Zvicër

12/08/2022

Bizneset e suksesshme të diasporës në Zvicër, i kanë dhënë UBT-së një mbështetje të madhe, duke i dhuruar një turbinë e cila gjeneron energji me erë, dhe duke e ndihmuar kështu UBT-në në kompletimin e ekosistemit të gjenerimit të rrymës alternative në qytetin e mençur të UBT-së, siç njihet UBT Smart City.

 

UBT është pajisur me turbinat me erë nga biznesmenët Arif Hoti dhe Ben Hoti, nga kompania “HOTI METAL SA”, degë e kompanisë zvicerane “BRANDT SA”, përmes së cilave do të bëhet përfitimi i energjisë elektrike, duke e konvertuar të kinetike në atë mekanike, përmes helikave të përbërë nga dy e më shumë fletë të lidhura me gjeneratorin elektrik.

 

Turbinat me erë fillimisht do të jenë me një kapacitet prej 24 watt për orë, nëse era frynë me një shpejtësi nominale mbi 3.5 m/s, dhe do të shërbejnë si burim shtesë i furnizimit primar nga rrjeti elektrik, si dhe si burim autonom për furnizim rezervë nga bateritë që mbushen nga prodhimi tepricë i centrales me erë.

 

Kësisoj, UBT në Parkun Shkencor Inovativ në Lipjan do të prodhojë me kapacitetet e saj energjinë elektrike përmes disa formave të përfitimit të energjisë, të cilat nuk e ndotin ekosistemin në të cilin po jetojmë, dhe shkon edhe një hap tutje në kompletimin e projektit “Net 0 Energy Campus”.