Në UBT ekspozohen fotografitë e konkursit “Njoftohu me lagjen time – Mos lër askënd dhe asnjë hapësirë pas“

18/12/2019

Me mbështetje të plotë të UBT-së, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Institutin për Planifikim Hapësinor, programin zhvillimor gjithëpërfshirës zbatuar nga UN-Habitat, PAX, CBM, dhe financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim, kanë mbajtur fillimisht konkursin e fotografisë dhe më pas ekspozitën me temë: “Njoftohu me lagjen time – Mos lër askënd dhe asnjë hapësirë pas“.

 

Ekspozita në fjalë përmban fotografi të shumta të lagjeve dhe janë të ekspozuara në hapësirat e Kampusit Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku japin mesazhe për përmirësim të kushteve në hapësirat kur janë realizuar fotografitë.

 

Këto fotografi ishin pjesë e garës për fotografinë për të mirë, që në Ditën Botërore të Planifikimit të Qyteteve, janë shpërblyer vendi i parë me 500 euro, vendi i dytë me 200 euro dhe vendi i tretë me 100 euro.

 

Konkursi i fotografisë dhe ekspozita në fjalë është organizuar në nder të 70-vjetorit të Ditës Botërore të Planifikimit Hapësinor, datë që synon që stimulojë interesin e përbashkët të profesionistëve dhe publikun në planifikimin hapësinor.

 

Ekspozita me këto fotografi do të jetë e hapur për publikun deri të premten, më 20 dhjetor 2019.