Në tetor të vitit 2022 UBT organizon konferencën ndërkombëtare TECIS (Technology, Culture and International Stability)

bool(false) 16/09/2021

Kosova do të jetë nikoqire e konferencës ndërkombëtare mbi teknologjinë, kulturën dhe stabilitetin ndërkombëtar.

 

Konferenca “IFAC International Conference on Technology, Culture  and International Stability TECIS 2022”, do të organizohet nga UBT dhe  Universiteti i Teknologjisë i Vjenës, në tetor të vitit 2022 për herë të parë në Prishtinë. Kjo konferencë mbështetet nga International Federation of Automatic Control (IFAC). Sot para një paneli të zgjedhur të IFAC në Moskë, në mënyrë virtuale Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, prezantoi konceptin e kësaj konference.

 

Rektori Hajrizi tha se synimi i kësaj konference është që të i bëjë bashkë studiues nga industria e akademia për të prezantuar ide të reja kërkimore e shkëmbyer përvojat e tyre në fushën e stabilitetit ndërkombëtar, teknologjisë, dhe kulturës.

 

Zhvillimi i teknologjisë shpie në ndryshime dramatike në stabilitetin ndërkombëtar dhe asnjëherë nuk ka qenë kaq e rëndësishme të shqyrtohet stabiliteti i sistemit. Kjo është një prej synimeve të kësaj konference për të cilën ka një interesim të lartë për pjesëmarrje.

 

Publikimet në këtë konferencë do të indeksohen dhe listohen në Scopus.

 

Për më shumë informata dhe aplikim vizitoni webfaqen e konferencës: tecis2022.ubt-uni.net